Në Mitrovicë të Veriut, janë hapur vendvotimet dhe ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Drejtuesit e Listës Serbe janë parë duke shkuar për të votuar në mënyrë kolektive. Ata janë mbledhur bashkë me qytetarë para zyrave të partisë dhe janë nisur drejt qendrave të votimit në grumbull, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Pas votimit, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, tha se pret proces të qetë zgjedhor dhe demokratik.
Ndërkohë, siç raportoi Kossev, gjatë ditës së djeshme qytetarët serbë kishin marrë mesazhe, të ngjashme me proceset e mëparshme zgjedhore, për t’iu përgjigjur votimit kolektiv./Reporteri.net/