×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Voton Abdixhiku: Sot është ditë e demokracisë

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 10:14

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

    Abdixhiku, i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë masive.

    “Është ditë e mirë, është ditë e bukur, është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë ftojë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të tyre dhe Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu i uroj të gjithë votuesit që për herë të parë japin votën e tyre”, tha Abdixhiku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!