Aktivistja më e re që ngre zërin ndaj ndryshimeve klimatike, në një fjalim të përcjellë me lot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u është drejtuar liderëve botërorë, duke u thënë se sot do të duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën nëpër të cilën po kalon bota.
Aktivistja 16-vjeçare suedeze, që ndër të tjera u tha udhëheqësve botërorë se “ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time” u fotografua duke shikuar Presidentin amerikan në mënyrë të çuditshme, derisa ai i ecte përtej saj, transmeton Reporteri.net.
Kjo fotografi u komentua shumë në rrjetet sociale, ku thuhet se i përshtatet më së miri thënies se: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”. /Reporteri.net
Greta Thunberg’s glare at Donald Trump is giving me the energy to get through this Monday pic.twitter.com/xdM0rdI2ln
— Sam Stryker (@sbstryker) September 23, 2019