×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Exit Polli i UBO-s: E para VV me 40.3%, e dyta PDK me 21.4%, e treta LDK me 19.3% dhe AAK me 7.2%

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 19:00

    Kompania UBO Consulting ka publikuar Exit Pollin në RTV Dukagjini për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Sipas këtij Exit Polli,

    Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.3 %,

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.4 %

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 19.3 %

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.2 %

    UBO ka bërë të ditur se ky Exit Poll është realizuar në 140 qendra në gjithë territorin e Kosovës, dhe është realizuar vetëm me lexues shqiptarë, dhe gjatë anketimit ka ndodhur që 1% janë komunitete.

    Në këtë sondazh janë përfshirë vetëm votuesit rezidentë, pra pa diasporën.

    Në garë kanë qenë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga VV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

    Të drejtë vote kanë pasur mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!