×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    PDK fitore bindëse në Skenderaj e Drenas

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 7:43

    Partia Demokratike e Kosovës ka ruajtur bastionet e saj, Skenderajn dhe Drenasin, shkruan Reporteri.net.

    Nga 77.46% e votave të numëruara, apo 55 kuti nga 71 sa janë gjithsej, PDK renditet e para me 74.89%, e dyta Vetëvendosje me 12.68%, kurse AAK e treta me 5.94%.

    Në këtë komunë LDK renditet e katërta me 1.77%.

    Fitore bindëse PDK ka shënuar edhe në Drenas, ku nga 77.78% e votave të numëruara nga KQZ apo 56 kuti nga 72 sa janë gjithësj, PDK renditet e para me 75%, VV e dyta me 16.71%, LDK e treta me 3.01%, AAK e katërta me 2.92% dhe Lista për Familjen e pesta me 1.41%.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!