Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit në Prishtinë, ku nga 258 vendvotime, janë numëruar deri tani 249 prej tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kur kanë mbetur edhe 9 vendvotime pa numëruar, në Prishtinë po kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 46.83 për qind, apo 52 mijë e 976 vota.
Pas saj, e dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.61 për qind, apo 28 mijë e 971 vota, me një diferencë prej 24 mijë e 5 vota me VV-në.
Në vend të tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 18.35 për qind, apo 20 mijë e 757 vota.
Votat e numëruara deri tani nxjerrin në vendin e katërt Koalicionin për Familjen me 4 mijë e 800 vota, ndërsa pas saj radhitet AAK-ja me 3 mijë e 735 vota.
/Reporteri.net/
