Lëvizja Vetëvendosje po fiton bindshëm edhe në qytetin e Gjakovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së, kur janë numëruar 93.10% e votave apo 135 kuti nga 145 sa janë gjithësej, VV renditet e para me 47.15%, shkruan Reporteri.net.
AAK e cila udhëheq në nivel lokal në këtë komunë, renditet e dyta me 19.70% të votave, e treta LDK me 16.68%.
Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë renditet e katërta me 10.23%, kurse e pesta Iniciativa e re Demokratike e Kosovës me 2.24%.
