×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    PDK rritet jashtëzakonisht shumë në vota krahasuar me zgjedhjet e 2021-tës

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 12:46

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e djeshme të mbajtura në gjithë territorin e Kosovës për Kuvendin e Kosovës.

    Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është e para por ka rënie të votave krahasuar me zgjedhjet parlamentaret të vitit 2021, është Partia Demokratike e Kosovës që ka shënuar rritje të votës në këto zgjedhje krahasuar me parlamnetaret e vitit 2021, shkruan Reporteri.net.

    Kur janë numëruar 91.47% e votave, PDK rezulton të ketë marrë 22.42 për qind të votave, apo 172 mijë e 953 vota, shkruan Reporteri.net.

    Nëse krahasohet me zgjedhjet e vitit 2021, PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën është rritur jashtëzakonisht shumë.

    Në zgjedhjet e mbajtura më 2021, Partia Demokratike e Kosovës rezultoi të kishte marrë 17.09% të votave, apo saktësisht 148 mijë e 285 vota. Nga numërimi i deritanishëm, i bie që PDK ka marrë 24 mijë e 668 vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara parlamentare të 2021-tës, shkruan Reporteri.net.

    PDK pritet të rritet në vota deri në numërimin e të gjitha votave kur kanë mbetur edhe më shumë se 8% e votave të përgjithshme të numërohen, si dhe kur të numërohen edhe votat nga diaspora dhe ato me kusht. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!