×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Ai është më keq se hajvan

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 12:47

    Kryetari i AAK-së i është përgjigjur sot kryeministrit Albin Kurti që mbrëmë pas shpalljes së fitores i quajti partitë opozitare “hajvanë”.

    Haradinaj tha se Kurti “është më keq se hajvan”.

    “ Thënë të drejtën ai epitet më shumë i shkon atij. Ma hajvan se një kryeministër që pas katër viteve qeverisje, ka kallxu vica krejt fushatën, s’ka pasur një program konkret. S’ka të arritura asgjë. Fatkeqësisht ky është realiteti ynë. Qytetarët e Kosovës edhe dje kanë mujt me pa kush është ai. Hera e parë që po përdor një ofendim është kjo në përgjigje të tij. Ai pse nuk ka fitu, me dalë ashtu me bërtitë. Kemi të bëjmë me një njeri që vërtetë është hajvan. Bile te na thojnë hajvanata. Po i hyjmë në hak hajvanatave. Ai është më keq.”, tha Haradinaj.

    Haradinaj tha se opozita e ka ruajtur dinjitetin zgjedhor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!