×
  • Lajme
  • Fokus

    Reuters: Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë pa koalicion

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 13:24

    Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që e kanë përcjellë nga afër këtë proces.

    Mediumi i njohur Reuters, ia ka kushtuar një artikull votimit në Kosovë.

    Sipas këtij mediumi, Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet preliminare nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur, pa ndonjë partner të koalicionit.

    Reuters, e përshkruan rezultatin e VV-së si një rënie nga rezultati i vitit 2021, ku kishte arritur që t’i merrte mbi 50 për qind.

    Por, rezultati aktual, e vendos subjektin e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, për ta udhëhequr qeverinë.

    Tutje, artikulli e përshkruan fushatën zgjedhore të ashpër, ku kishte trefish më tepër gjoba, në krahasim me ato të 2021-tës.

    Por, Reuters, përmend edhe deklaratën e Kurtit që refuzon të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë opozitare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!