×
  • Sport
  • Sport

    Xherdan Shaqiri është lënduar, kaq do t’i mungoj Liverpoolit

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 14:32

    Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për Liverpoolin në ndeshjen e ardhshme kundër MK Dons që zhvillohet të mërkurën mbrëma, në kuadër të Kupës së Ligës.


    Reprezentuesi i Zvicrës është lënduar gjatë stërvitjes të hënën, ka konfirmuar Liverpooli.

    “Duhet të presim pak kohë për të parë gjendjen e Shaqirit. Ai duhet të pushoj pak” ka thënë asistenti Pepijn Lijnders.

    Senegalezi Sadio Mane që u lëndua në fundjavë kundër Chelseat, nuk ka probleme serioze dhe të enjtën pritet të kthehet në stërvitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!