Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përsëritur deklaratën e tij se pa Lidhjen Demokratike të Kosovës as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.
Në një reagim pas një komunikimi të publikuar mes gazetarit Berat Buzhala dhe Petrit Selimit ku flasin për formimin e Qeverisë së re e përmenden disa emra, Haziri ka thënë se është kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ai që e mban “rendin e shtëpisë” dhe se po e presin atë t’i udhëheq në pjesën paszgjedhore, shkruan Reporteri.net.
“LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”, ka shkruar Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.