×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Zyra e Kurtit shpall tender 9 mijë euro për larjen e automjeteve, kërkon shërbim me prioritet gjatë shtatë ditëve të javës

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 10:20

    Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender për larjen e automjeteve zyrtare përgjatë një viti. Për këtë qëllim, ZKM ka planifikuar të shpenzojë 9 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Në dosjen e tenderit është specifikuar çka përfshihet me këtë kontratë, e që janë: 1 mijë e 300 larje në vit komplet me shampoo brenda dhe jashtëm 30 ekstra larje, përfshirë tavanin, ulëset, dyert etj dhe furnizimi me 1 mijë litra ujë/shampon të xhamave për automjete.

    “Shërbim të shpejtë, cilësorë dhe me prioritet gjatë 7(shtatë) ditëve të javës”, theksohet në dosje.

    Afati kohor për fillimin e kontratës është marsi i këtij viti, e përfundimi marsi i vitit të ardhshëm.

    Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 21 shkurt 2025./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!