×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca e Sigurisë

    Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 19:20

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

    Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.

    “Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!