Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, për partinë e tij ishin shumë zhgënjyes.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 tha se rezultatin e kanë përjetuar shumë rëndë, duke shtuar se nuk kanë besuar se do të mund të dalin nën 10 ose 12 për qind.
“Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë. Asnjëherë nuk kemi besu që nën 10-12 për qind sdo të jemi. Kemi punu shumë, kanë punuar strukturat, ka qenë një punë e madhe. Tani pse është kështu? Përbesë pak vështirë. Muns të thuhet Kemi dal shumë përball kësaj qeverie, me një qasje direkte, me siguri edhe kundërgoditjet kanë qenë direkte ndaj nesh”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se AAK në koalicion me Nisma dhe partitë e tjera, mori 62 mijë e 309 vota, ose 7.45 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.