E ëma e Ajola Xoxës, Valbona, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Siç raporton A2 CNN ajo është thirrur për të dhënë deklarime, lidhur me çështjen që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj vajzës së saj dhe bashkëshortit të vajzës, kryebashkiakut Erion Veliaj.
Po ashtu bëhet me dije se në SPAK është paraqitur edhe biznesmeni Gentian Sula.
Gentian Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.
SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.