×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeta Statovci pasi fitoi sërish mandatin e deputetes: Mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen

    Reporteri
    22 Shkurt 2025 | 14:41

    Jeta Statovci, ka fituar edhe një mandat si deputete. Ajo përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

    Staovci thotë se ka trefishuar numrin e votave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    29,362 herë FALEMINDERIT ❤️!

    Thellësisht mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme!

    Sot, kur mbështetja ndaj meje është më shumë se trefishuar krahasuar me vitin 2021, ndjej një gëzim të veçantë jo vetëm për këtë rezultat, por mbi të gjitha për domethënien e tij. Kjo rritje e votës është një shprehje e vlerësimit dhe konsiderates nga qytetarët për punën dhe përpjekjet e sinqerta të mandatit tim të parë.

    Ky besim më motivon edhe më shumë për të vazhduar të punoj me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë!
    29,362 herë Faleminderit!

    E juaja,
    Jeta Statovci ❤️

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!