×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i “Vatrës”: Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me Washingtonin

    Reporteri
    22 Shkurt 2025 | 21:15

    Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se qeveria e re e pritshme në Prishtinë, që do të dalë pas zgjedhjeve të fundit, duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump.

    Në një intervistë  për Zërin e Amerikës, Berisha theksoi se nuk pret ndryshim të qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por u bëri thirrje zyrtarëve të të dyja vendeve të angazhohen për të përmbushur detyrimet e tyre.

    Për Kosovën kjo do të thotë krijimi sa më i shpejtë i një qeverie të re të qëndrueshme dhe të gatshme të përballet me sfidat përpara saj.

    “Përsa i përket raportit Amerikë-Kosovë, tani do të jem shumë i vetëdijshëm. Kemi të bëjmë me një president i cili e mban fjalën, i mban premtimet, por që edhe nuk bën tolerime të panevojshme. Raporti me Kosovën duhet të ndryshojë dyqind për qind, jo 100 për qind. Uroj dhe dëshiroj që qeveria e re të jetë shumë më e kujdesshme në raport me marrëdhëniet dhe lidhjet diplomatike e politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, por edhe me Perëndimin. Uroj dhe besoj dhe ne premtuam gjatë bisedimeve sot në Departamentin e Shtetit me miqtë tanë, me partnerët tanë, që do të ndihmojmë në proces të zhvillimit të marrëdhënieve në nivelin më të lartë mes shtetit të Kosovës dhe Uashingtonit zyrtar”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!