Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Sipas të dhënave të përditësuar në orën 23:48 në faqen e KQZ-së, janë numëruar 49.19% e kutive.
Nga këto numërime lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89%, LDK-ja, 7.21, PDK-ja 5.75%, AAK-Nisma, 1.54% dhe Koalicioni për Familjen ka marr 1.07%.
Krahas votimit përmes postës, shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë për herë të parë kanë pasur mundësi që të votojnë fizikisht nëpër përfaqësi diplomatike, kjo pas ndryshimeve ligjore që janë bërë.
Votimi jashtë Kosovës është është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime. Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar, kanë votuar 75.57% e tyre apo 15 mijë e 352.
Përfundimi i numërimit të votave të diasporës, do të pasojë me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, dhe kështu do t’i hapet rruga shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e atyre për subjekte politike./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.