×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Arrestohet për falsifikim dokumentesh një zyrtar i komunës së Parteshit, dy të tjerë në arrati

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 9:31

    Një person është arrestuar mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e dy të tjerë janë në arrati.

    Sipas Policisë, të tre dyshohen se në komunën e Parteshit kanë bërë falsifikim të dokumenteve.

    Rasti ka ndodhur në mars të vitit 2020, ndërsa arrestimi u bë të mërkurën, 26 shkurt.

    “Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!