×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Kurti pret në takim Rohden, temë diskutimi formimi i institucioneve

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 16:09

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde. 

    Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është thënë se Kurti dhe Rohde kanë folur për zgjedhjet në Kosovë dhe Gjermani,

    Po ashtu ZKM ka bërë të ditur se është folur edhe për rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, pas zgjedhjeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!