Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Deri më tani janë numëruar 40 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm ka siguruar 10 mijë e 893 vota ose 80.75 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 1 mijë e 10 vota, ose 7.48 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 6 vota vota ose 7.45 për qind.
Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 260 vota ose 1.93 për qind. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.