×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje me thika mes katër të miturve në Drenas, tre dërgohen në mbajtje – një në QKUK nën përkujdesje të Policisë

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 11:07

    Katër të mitur janë përleshur mes vete në Drenas. Gjatë incidentit dyshohet të jenë përdorur edhe thika, shkruan Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    Policia ka bërë me dije se tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas tretmani që kanë marrë në QKUK, dhe se një i dyshuar tjetër është ende në QKUK, nën përkujdesje të Policisë.

    “VRASJE NË TENTATIVË & PJESËMARRJE NË RRAHJE-  Gllogoc / 27.02.2025 – 13:45. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje  ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe  në përkujdesje  të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!