Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrën në Likoshan e Qirez, ndërsa ka theksuar se ende nuk ka drejtësi.
Gjatë 27 vjetësh prej kur ndodhi masakra, Kurti ka thënë se shumë dëshmitarë kanë vdekur, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e të vërtetës. E, nga ana tjetër, ka shtuar ai, ka ende plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë që presin të dëshmojnë.
Për këtë masakër, Kurti është shprehur se nuk kanë ndarë drejtësi as prokuroria ndërkombëtare pare çlirimit dhe “as kjo e shtetit tonë pas shpalljes së pavarësisë”.
Mosveprimi i institucioneve, ka thënë Kurti, është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre.
“Për këtë masakër të parë të luftës së fundit, nuk kanë ndarë drejtësi as prokuroria ndërkombëtare pas çlirimit dhe as kjo e shtetit tonë pas shpalljes së pavarësisë.
Gjatë këtyre 27 viteve, shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e së vërtetës. Ende ka plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë, që presin të dëshmojnë. Mosveprimi i institucioneve është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilat jetojnë me plagët e hapura dhe mungesën e përgjegjësisë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.