×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Dalin rezultatet e para të votave me postë nga Diaspora, kështu u votuan Kurti, Abdixhiku e Hamza

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 12:54

    Në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve ka nisur numërimi i votave të diasporës nga votimi me postë.

    Ekipi i Gazetës online Reporteri.net po e përcjell nga afër këtë proces, teksa numërimi është duke vazhduar.

    Reporteri.net ka parë rezultatet nga  numërimi i votave me postë të shtetasve të Kosovës nga komuna e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë.

    Aty kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti i ka 72 vota, pasuar nga Konjufca me 65 vota.

    Më poshtë mund të shihni si u votuan të gjithë kandidatët e VV-së:

    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, nga kosovarët e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë ka marrë 33 vota.

     

    Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, nga kosovarët e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë ka marrë 19 vota, ndërsa kreu i partisë, Memli Krasniqi vetëm 1./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!