×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet 2025

    KQZ: Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me postë, procesi është transparent

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 14:04

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

    Në njoftim thuhet se procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

    “Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, thuhet në njoftim.

    Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.

    Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!