×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia e quan vizitën e Zelensky në SHBA “dështim të plotë diplomatik”

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 15:49

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova po e quan vizitën e Volodymyr Zelensky në Uashington të premten një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”.

    Zakharova shtoi se Zelensky është kërcënim i rrezikshëm për komunitetin botëror dhe e cilësoi atë si nxitës i papërgjegjshëm i luftës, shkruan BBC.

    “Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, pohon Zakharova.

    Ndryshe, Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e Zyrës Ovale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!