×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Po bënte punime në shtëpinë e tij, qytetari në Gjilan gjen kapsolla eksplozivi të pashpërthyera

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 11:29
    Foto ilustrim

    Policia ka njoftuar se një qytetar në Gjilan derisa po kryente disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit ka gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera.

    Njësiti i FSK’së për deminim dhe KFOR kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore.

    “GJETJE E MUNICIONIT- Llashticë, Gjilan 01.03.2025-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!