×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Vetaksident në Llozicë të Malishevës, vdes një person

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 15:08

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot në fshatin Llozicë të Malishevës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai bëri të ditur se dyshoshohet se shoferi ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.

    “Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Elezaj për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!