×
  • Lajme
  • Lajme / Tabela

    KQZ: Deri tani janë numër 89 kuti të votimit me postë nga 187 sa janë gjithsej

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 17:07

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    KQZ njofton se deri të dielën, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i KQZ-së:

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

    Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog.

    Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

    Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net

    Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.
    Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet progresi i numërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!