×
  • Lajme
  • Rajon / Kryeparlamentari i Maqedonisë

    Afrim Gashi: Kërkova takim me liderët e opozitës në Kosovë, vetëm Memli Krasniqi më priti

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 21:22

    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kosovë kishte kërkuar takim me të gjithë liderët e opozitës, por vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ishte përgjigjur ftesës së tij.

    Sipas Gashit, pavarësisht mosrealizimit të takimeve me liderët e tjerë, ai i trajton të gjithë eksponentët politikë në mënyrë të barabartë dhe respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

    “Në vizitën time në Kosovë, kërkova takim me të gjithë liderët e opozitës. Me njërin prej tyre, zotin Memli Krasniqi, u takova, ndërsa të tjerët nuk ishin aty, nuk u përgjigjën. Megjithatë, mesazhi im ishte se unë i trajtoj eksponentët politikë në mënyrë të barabartë dhe e respektoj vullnetin e shqiptarëve dhe të kosovarëve për besimin që ata i japin politikanëve”, tha Gashi.

    Ai tha se kushdo që zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, bashkëpunimi do të mbetet prioritet i tij institucional.

    “Kushdo që bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, pavarësisht nga cila parti, ta dini se përkushtimi im do të jetë maksimal dhe i devotshëm për t’i avancuar raportet mes dy parlamenteve”, u shpreh Gashi në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!