×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A e kalon dot oqeanin? Rama përgjigjet për marrëdhëniet me administratën Trump: E kaloj sa herë të dua

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 7:53

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë një  bashkëbisedimit me ndjekësit, është pyetur nga një komentues nëse e kalon dot oqeanin (nëse udhëton drejt SHBA-së) apo jo?

    Rama u përgjigj duke thënë se ai mund të udhëtojë drejt Amerikës sa herë të dojë ndërsa paralajmëroi edhe një surprizë javët në vazhdim, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Teksa riktheu sërish në bisedë opozitën, të cilën e cilëson ‘kënetë’, duke iu referuar komentuesit, Rama tha se do ta kalojë oqeanin dhe se do t’i bëjë një surprizë.

    “Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Të jesh i sigurt që e kaloj sa herë të dua. Edhe mos u çudit kur ta shohësh që jo do ta kaloj, por… nuk po flas më shumë, sepse dua t’ju bëj një surprizë të këndshme ty dhe “kënetës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!