×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “PDK, PDK, PDK”, Kurti përcillet me brohorima edhe në Prekaz

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 11:55

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, qëndruan në Prekaz të enjten, ku vizituan kullën e familjes Jashari.

    Gjatë vizitës, aty ishin të pranishëm një numër i madh qytetarësh, që kanë shprehur nderimin dhe respektin për ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në një video të shpërndarë live, shihet se disa qytetarë kanë përcjellë kryeministrin Kurti me brohorima, duke thënë “PDK, PDK, PDK”.

    Për më shumë, mund të ndiqni pamjet e plota nga minuta 2:22 e videos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!