Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën e 5 marsit njoftoi se ka përfunduar numërimi 100 për qind i votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga të dhënat e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, ku nga numërimi, duke përfshirë të gjitha votat, kjo parti ka marrë në total 396 mijë e 22 vota.
Në vend të dytë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 196 mijë e 353 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë në total 171 mijë e 249 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA numëron 66 mijë e 226 vota.
Vetëm në Kosovë, VV-ja ka arritur të marrë 345 mijë e 760 vota apo 40.90%, PDK 186 mijë e 302 vota apo 22.04%, ndërsa LDK me 17.64% apo 149 mijë e 95 vota, ndërsa AAK-NISMA në Kosovë ka arritur të marrë 63 mijë e 35 vota.
Lëvizja Vetëvendosje 5214
Partia Demokratike e Kosovës 2377
Lidhja Demokratike e Kosovës 1607
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA 663
Lëvizja Vetëvendosje 824
Partia Demokratike e Kosovës 621
Lidhja Demokratike e Kosovës 229
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA 203
Lëvizja Vetëvendosje 31963
Partia Demokratike e Kosovës 5878
Lidhja Demokratike e Kosovës 18933
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA 2000
Lëvizja Vetëvendosje 12261
Partia Demokratike e Kosovës 1175
Lidhja Demokratike e Kosovës 1109
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA 299
/Reporteri.net/