SHBA-ja ia ka pezulluar përkohësisht qasjen Ukrainës në disa imazhe satelitore, thotë kompania e teknologjisë hapësinore Maxar për BBC Verify.
Kjo vjen pasi SHBA-ja vendosi të pezullonte shpërndarjen e informacioneve inteligjente me Ukrainën pas një mosmarrëveshjeve mes presidentëve, amerikanit Donald Trump dhe ukrainasit, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.
Maxar, kompani me bazë në SHBA, ka kontrata për të ofruar imazhe satelitore për qeveritë dhe kompanitë e ndryshme.
Një prej këtyre është programi Global Enhanced GEOINT Deliver (GEGD), i cili u jep përdoruesve qasje në imazhe të cilësisë së lartë të mbledhura nga qeveria e SHBA-së.
“Qeveria e SHBA-së ka vendosur të pezullojë përkohësisht llogaritë ukrainase në GEGD”, njoftoi Maxar dhe shtoi se “çdo klient merr vendimet e tij se si të përdorë dhe ndajë këto të dhëna”.
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeo-Hapësinore, pjesë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, konfirmoi se pezullimi ishte “në përputhje me udhëzimin e administratës për mbështetje ndaj Ukrainës”.
Ndryshe, imazhet satelitore janë një mjet i rëndësishëm gjatë një lufte, pasi lejojnë ushtritë të mbledhin informacione për kundërshtarët e tyre. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.