Sami Kurteshi i ka sulmuar brutalisht gazetarët.
Në një paraqitje në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Prishtinë, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje i quajti gazetarët “media kriminale të vrasësve me pagesë”.
Ai i ka quajtur mediat si “kriminale” që duan ta “qesin Vetëvendosjen keq”.
“Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë, siç është…”, dëgjohet teksa thotë Sami Kurteshi.
“Hajt zojë, hajt zojë kryje.. veç mos më përcillni allahile. Ju e keni të ndaluar të më përcillni mua”, thotë Kurteshi.
“Jeni të instruktuar prej një krimineli që është vrasës i njerëzve këtu. Është përbaltës dhe është ndihmës i vrasësve me pagesë”, deklaron ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.