Meritan Shabani dje debutoi me Wolvesin në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup kundër Readingut
Meritan Shabani afatin e fundit kalimtar u transferua nga Bayern Munich për te skuadra e Premier Ligës, Wolverhampton, shkruan Reporteri.net
Ai mbrëmë luajti me Wolvesin në ndeshjen kundër Readingut, ku skuadra e tij u kualifikua tutje vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Shabani në këtë takim ishte i pafat pasi u lëndua dhe flitet se ai mund të mungojë për një kohë të gjatë ndoshta.
“Lëndimi i Shabanit duket më serioz, por tani është duke u analizuar nga stafi mjekësor”, ka thënë trajneri i ëolves, Nuno.
“Do të shikojmë më pas se çfarë do të ndodhë, por duket lëndim i keq. Nuk e dimë akoma,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.