Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas këtyre rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 42.30 përqind duke siguruar 48 deputetë, e dyta renditet PDK me 20.95 përqind. PDK ka siguruar 24 deputetë. LDK renditet e treta me 18.27 përqind dhe 20 deputetë dhe AAK-Nisma me 66 mijë e 256 vota apo 7.06 përqind ka siguruar 8 deputetë.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet që edhe këtë legjislaturë të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, por ai kësaj radhe do ta ketë afër tij hiç më larg se vëllain. Në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re pritet të jetë edhe Daut Haradinaj. Por ky nuk është familjari i vetëm që Ramush Haradinaj pritet ta ketë pranë në ulësen e deputetit. Aty do të jetë edhe daja i tij Lahi Brahimaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në karrigen e deputetit nga koalicioni AAK-Nisma pritet të jetë edhe Fatmir Limaj, i cili së fundmi nuk ka përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me kreun e VV-së, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.
Në Kuvend nga AAK-Nisma do të jetë edhe Bekë Berisha, Time Kadriaj, Arbreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku. /Reporteri.net/
Rezultatet përfundimtare, këta janë të gjithë deputetët që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës