×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i ‘Hithave’: Ne jemi Barcelonë për shumë skuadra të Superligës

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 16:59

    Xhengiz Rexhepi beson se skuadra e tij ka shumë kualitet, ani pse është në vendin e fundit me vetëm një pikë dhe akoma nuk ka shënuar gol në Superligë


    Dukagjini mbrëmë u mposht 2-0 nga Prishtina në kuadër të Superligës, trajneri i ‘Hithave’, Xhengiz Rexhepi pas ndeshjes dha një deklaratë të çuditshme, shkruan Reporteri.net

    “Jam tepër i kënaqur me angazhimin dhe lojën e treguar përballë Prishtinës. Këtë lojë nuk e luajnë skuadrat që investojnë 1 milionë euro, por ne sot dhamë paraqitje të mirë,” ka thënë Rexhepi.

    Ai tutje tha se skuadra e tij, Dukagjini, është Barcelonë për shumë klube të Kosovës.

    “Sa i përket lojës edhe skuadrave të tjera, Dukagjini për shumë skuadra nga vendi i katërt deri në fund është Barcelonë, kësi futbolli nuk mundet me lujtë çdo kush,” ka thënë Xhengiz Rexhepi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!