×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova qenka mbushur mend, deklarata pas golit fantastik që e shënoi mbrëmë tregon se sa shumë ka ndryshuar

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 17:27

    Edon Zhegrova mbrëmë shënoi një gol tejet të bukur për Baselin në ndeshjen kundër Zurichut


    Baseli e mposhti Zurichun me rezultat 4-0, me ‘Messin kosovar’ që realizoi një gol si Messi origjinal, shkruan Reporteri.net

    Zhegrova u inkuadrua në fushë në minutën e 72-të dhe në minutën e 80-të realizoi gol jashtëzakonisht të bukur ku kaloi për mrekulli mbrojtjen e Zurichut.

    Por, ai pas ndeshjes dha një deklaratë që me gjasë do t’i befasojë të gjithë. Ai në asnjë moment nuk ka folur për golin brilant që e shënoi, por e veçoi golin e parë të skuadrës të shënuar nga Arthur.

    “Urime për golin e parë dhe shumë të bukur për Baselin, si ishte për ju? Fillimisht dua të them se pikët janë shumë të rëndësishme, ishte derbi dhe morëm tri pikë, kështu për mua më e rëndësishmja është që ekipi të fitojë,” u shpreh Zhegrova.

    “Jam i lumtur që të gjithë bën punë të mirë për të fituar këtë ndeshje dhe në fund ia arritëm, të gjithë jemi të lumtur,”.

    Kujtojmë që sa ishte pjesë e Genkut, Zhegrova ishte akuzuar nga trajneri i tij për egoizmin e tepruar dhe tani kjo deklaratë tregon se Edoni ka ndryshuar dhe ka filluar që së pari ta vlerësojë lojën ekipore dhe jo atë individuale.

    Shpresojmë që gola të tillë tani të shënoi edhe me fanellën e Kombëatres së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!