Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.
Aksionin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net. Policia thotë se ky operacion ka të bëjë me me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion
Detaje të tjera nuk janë dhënë.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.