Në Sheshin “Maqedonia” në Shkup edhe sot janë nderuar viktimat e tragjedisë në Koçanë.
Qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj për të nderuar viktimat e tragjedisë që sot janë varrosur në Koçanë, Shtip, Probishtip, Obleshevë, Strumicë dhe Shkup.
Krahas parullave “Nuk do të kishte kaq gjak nëse gjithçka ishte sipas ligjit”, “Kush e ka radhën?”, “Rekordmenë sipas ditëve të zisë”, “Sistemi juaj vrau një brez të tërë të së ardhmes”, qytetarët kanë ndezur qindra qirinj dhe kanë lënë buqeta me lule.
Paraprakisht, të martën në mbrëmje u organizua tubimi i nismës “Kush e ka radhën?”. Me 16 minuta heshtje në 18:59 qytetarët nderuan viktimat – 59 në shenjë të numrit të viktimave, kurse 16 si simbolikë e datës kur ndodhi tragjedia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.