Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, i është lejuar vizita në Kosovë.
Ai sot ka qëndruar tek varri i babait të tij në Burojë, ku ka vendosur një kurorë me lule, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Me trishtim në fytyrë ndërkohë që është përkulur para varrit të babait, Thaçi është ngushëlluar nga bashkëfshatarët e tij.
“Ngushëllime president, bëhu i fortë e jemi krenarë me babain tuaj dhe me ty”, janë dëgjuar duke thënë ata.
Haxhi Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje të rëndë, ndërsa u varros të martën në Burojë të Skenderajt.
Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.
Pak ditë para se ai t’i mbyllte sytë, atë në spital e vizitoi djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi. Thaçi të enjten e kaluar qëndroi në Kosovë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa babai i tij mbylli sytë tri ditë më pas./Reporteri.net/