Një e mitur që ka qenë e pranishme këtë diskotekën në Koçan në natën tragjike ka rrëfyer ngjarjen para dhe pas shpërthimit të zjarrit.
Ajo ka pohuar se gjatë koncerteve të mëdha çdoherë ka patur mjete piroteknike.
“Të gjithë xhironin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë rrëmujë, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”, tha e mitura.
Në natën kritike ka qenë edhe policia, e cila, sipas të miturës, nuk kanë ndihmuar sa duhet.
Sipas saj, në këtë diskotekë çdoherë ka patur të mitur dhe ka qenë e zakonshme që të miturit të hyjnë në diskotekë nëse paguan biletën.
“Çdo fundjavë jam në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa që lejohej. Shumë njerëz që i njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta”, tha ajo.
Ndryshe, në natën tragjike të 16 Marsit, në këtë diskotekë jetën e humbën 59 persona, në mesin e të cilëve edhe 6 të mitur, kurse mbi 200 janë lënduar./Klan Macedonia
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.