Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia.
Në një deklaratë të kësaj partie thuhet se LDK, mirëpret me mirënjohjen më të thellë vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Sipas tyre, ky hap dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj vlerave demokratike dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi.
“LDK falënderon Presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto duke vënë në pah rëndësinë e kësaj njohjeje për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky zhvillim i ri do të kontribuojë në zgjerimin e miqësive dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy shteteve tona. Njohja nga Kenia konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe shënon fundin e një periudhe të gjatë pa njohje të reja. LDK mbetet e përkushtuar për të punuar drejt thellimit të lidhjeve diplomatike dhe avancimit të interesave tona kombëtare në arenën botërore.”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.