×
  • Lajme
  • Shqipëria / Komisionerja e zgjerimit

    Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me Bashkimin Evropian në 2027-ën

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 21:54

    Mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 është një prej premtimeve që po artikulon ditët e fundit kryeministri shqiptar Edi Rama teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

    Por deklaratat e tij i përforcoi sot nga Sllovenia komisionerja e zgjerimit Marta Kos.

    Në një intervistë për radio televizionin slloven, duke folur për prioritetet e Komisionit Europian tha se gjatë mandatit të saj janë dy vendet që do të përmbyllin negociatat, Mali i Zi dhe Shqipëria.

    “Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027”, shprehet Kos.

    Në këtë drejtim, Komisionerja Kos tha se vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së.

    “Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, një shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, shton Kos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!