×
  • Sport
  • Sport

    Mediat italiane: Gattuso, drejt kthimit në Milan

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 11:14

    Gazetat e ndryshme italiane sot kanë raportuar për një kthim të mundshëm të Gennaro Gattusos në pozitën e trajnerit të Milanit, nëse kuqezinjtë vendosin përfundimisht ta shkarkojnë Marco Giampaolon.


    Gennaro Gattuso kishte qenë i përfolur edhe për pozitën e trajnerit të Lazios, mirëpo disa gazeta italiane, përfshirë këtu Corriere dello Sport, tani po raportojnë se Milani dëshiron t’ia japë një mundësi të dytë italianit, transmeton Gazeta Express.

    Trajneri aktual i kuqezinjve, Giampaolo, ka qenë nën presion të madh gjatë kohës së fundit, pasi që ai mbrëmë pësoi sërish disfatë, në ndeshjen kundër Torinos, duke e regjistruar kështu disfatën e tretë në pesë ndeshjet e fundit.

    Ndërkohë, ish-mesfushori italian, Gattuso, ka qenë pa punë që kur u largua nga “San Siro” në fund të sezonit të kaluar.

    Edhe pse ai dështoi ta arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ai arriti ta drejtojë Milanin në vendin e gjashtë të tabelës e pastaj në të pestin në dy sezonet e tij me kuqezinjtë.

    Megjithatë, kthimi i tij do të ishte befasues, pasi që Milani i ndau rrugët me Gattuson në mënyrë që ta revolucionarizojnë stilin e lojës me ish-trajnerin e Sampdorias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!