×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama shtron iftar për besimtarët: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 23:44

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shtruar iftar mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

    Gjatë fjalimit të tij, ai u shpreh se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar për të qenë anëtarët e rinj të BE-së.

    “Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, tha Rama.

    Më tej kryesocialisti u shpreh: “Për ne bashkimi me Evropën është vëllazërim, është lidhje në një shtëpi të përbashkët. Europa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë dhe partnerë luajalë të besimit Islam, siç janë myslimanët shqiptarë, por edhe për 5 shtyllat e urtësisë së tij për t’u mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike”, tha Rama.

    Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se Europa sot ka nevojë për Turqinë dhe aleatët në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    “Në profilin e saj të zbehur strategjik, Europa ka nevojë sot më shumë për Turqinë dhe aleatët e tjerë të Lindjes së Mesme sesa Turqia dhe aleatët e Lindjes së Mesme kanë nevojë për Europën e sotme. Për të njëjtat arsye, BE ka nevojë sot për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre pjesërisht myslimanë dhe tërësisht dhe rrënjesisht europianë, po aq sa ne kemi nevojë për BE-në”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!