×
  • Sport
  • Sport

    Rrahet barbarshit sulmuesi shqiptar në Kroaci

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 13:42

    Muzafer Ejupi me origjinë nga Tetova, sulmuesi i ‘Slaven Belupos’ është rrahur brutalisht, në Kroaci.


    Mësohet se lojtari ka qenë viktimë e një sherri banal në një parking, ku i shoqëruar nga kunati i tij, është sulmuar barbarisht nga një shtetas kroat.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe policia kroate, teksa sulmuesi shqiptar i Slaven Belupos është dëmtuar rëndë, pas goditjes që ka marrë me një shufër metalike. Ai madje ka rrezikuar të humbasë syrin e djathtë.

    Fotot e dëmtimit të tij shokojnë dhe tregojnë momentet e tmerrshme që futbollisti shqiptar ka kaluar.

    Kujtojmë që Ejupi ka qenë për shumë pak kohë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, gjatë vitit 2013. Klubi i Slaven bën thirrje që të merren masat ndaj autorit dhe i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit./panoraa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!