×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryepeshkopi Joan uron myslimanët: Bashkëjetesa fetare, një nga pasuritë më të mëdha që kemi

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 20:10

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Imzot Joan Pelushi i ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Fitër Bajramit.

    Ai vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit.

    Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

    Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.

    “Si çdo pasuri, – u shpreh ai, – duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”.

    Ai shtoi gjithashtu se Perëndia nuk do na gjykojë vetëm për rezultatin që do kemi, por mbi të gjitha për përpjekjen e bërë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!